Një gjë është e sigurt Mauro Icardi nuk do jete pjesë e Interit sezonin e ardhshëm, sa nga mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit dhe thyerjes që ka patur me tifozërinë zikaltër, por edhe për shkak se trajneri Antonio Conte nuk e konsideron si pjese të planeve të tij.

Për këtë arsye argjentinasi ka nisur të mendojë për skuadrën e tij të re. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane Icardi duket shumë pranë Napolit. Napoletanët po ndërtojnë një skuadër shumë ambicioze dhe kërkojnë që te vënë argjentinasin në majën e sulmit.

Për të bindur sulmuesin drejtuesit e nënkampionëve të Italisë po mendojnë t’i ofrojnë një pagë deri në 10 milionë euro në sezon.  Më shumë se dyfishi i asaj që përfiton aktualisht tek Interi.

Për të sjellë lojtarin në San Paulo Napoletanët duhet të paguajnë edhe 70-80 milionë euro në arkat e Inter, një operacion ky i vështire por jo i pamundur.

Klan Plus