Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ministrja e Transporteve ka miratuar sot studimin për zgjerimin e portit të Durrësit në një përiudhë 20-vjeçare. Në projekt i kushtohet rëndësi përdorimit me kriter të tokave ku parashikohet zgjerimi i portit të Durrësit. Sipas ministers Shuli, qeveria do të investoj shumë në këtë port si porta e hyrjes së korridorit të 8, për të përballuar përpunimin e anijeve të tonazheve të mëdha.

Ingrid Shuli, minister e Transporteve:- “Është nga projektet që ne e kemi përfshirë në kuadër të paktit të stabilitetit. Kemi kërkuar financimin e fazës së parë të terminalit të trageteve, rreth 50 milion dollarë, ku vlera e tij mund të arrijë 96 milion dollarë dhe me realizimin të këtij terminali të trageteve, ne ja ndryshojmë formën portit të Durrësit dhe e bëjmë atë të përshtatshëm dhe kompetitiv me të gjitha portet e tjera të rajonit”./tvklan.al  

Gazetar – Vladimir Lame