Llogaritë e titullit kampion në Serie A mund të vulosen në derbin e Madoninës. Barazimi 2-2 ndaj Kaljarit mbajti ende në plus 14 pikë distancën e Interit me Milanin, kundërshtarin e radhës në fushën e lojës. Me gjashtë ndeshje të mbetura në kampionat, skuadra e Inzagit ka 83 pikë në renditje kundrejt 69 për kushërinjtë e tyre. +14 pikë aktualisht, nëse do të mbetej e pandryshuar apo edhe do të zvogëlohej me një fitore të “Djallit”, nuk do ta lejonte Interin të fitonte matematikisht titullin.

Në rast humbjeje ndaj Milanit, Interit do t’i mjaftojnë 5 pikë për të zyrtarizuar titullin e 20 në histori. Skuadra e Piolit në fakt mund të arrijë maksimumi 87, por Inzagi dëshiron të vazhdojë serinë pozitive prej pesë suksesesh në po aq ndeshje kundër kuqezinjtë që prej vitit 2023 mes kampionatit, Champions League dhe Kupës së Italisë.

Megjithatë, me pengesën ndaj Kaljarit, gara për rekordin e 102 pikëve për Juventusin e Contes zbehet. Nëse fitojnë të gjithë takimet deri në fund, Inter do të ndalej në 101 të tilla. Por për zikaltërit ka një tjetër rekord të arritur: 40 ndeshje radhazi. Me gola të shënuar në Serie A, 32 në këtë kampionat dhe 8 vitin e kaluar. I pamëshirshëm konfirmohet Hakan Çalhanoglu. Mesfushori turk është lojtari që ka shënuar më shumë gola nga penalltitë, në 5 ligat kryesore evropiane këtë sezon, 9 në total, teksa është i saktë në 15 ekzekutimet e tij duke mos gabuar kurrë.

Klan News