Ecuria e mirë e turizmit po gjallëron lagjen “Kala’ të qytetit të Beratit, veçanërisht në dy vitet e fundit. Disa i kanë restauruar banesat e tyre e të tjerë të ardhur nga zona të ndryshme kanë blerë shtëpi dhe kanë investuar.

Rreth 80% e banesave në lagjen “Kala” janë vënë në dispozicion të turistëve. Ata shprehen të kënaqur për fitimet që kanë nga ky sektor.

Banorët kanë vendosur të investojnë duke restauruar shtëpitë apo duke i blerë.

I kanë vënë ato në shërbim të turizmit duke pritur vizitorë nga të gjitha vendet e botës. Operatorët turistikë shprehen të kënaqur me ecurinë e turizmit.

Astrit Fera, operator turistik: Shtëpia është kthyer në bujtinë, në restorant. Punojmë si biznes familjar këtu dhe kemi rreth tre vjet që e kemi kthyer në interesin e madh të bujtinave dhe të restoranteve që kërkohen shumë.

Mimoza Bega, operatore turistike: Ky është sezoni i dytë që e kemi hapur. Vjet e hapëm për herë të parë. Jetonim në qytet, e blemë këtë shtëpi dhe e kemi kthyer në shërbim të turistëve. Jemi shumë të kënaqur turistë ka pafund.  

Numri i turistëve është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Këtë vit trendi i vizitorëve të huaj është në rritje. Sipas operatorëve turistikë ata vijnë nga shtete të ndryshme të botës, jo vetëm nga kontinenti Evropian, por edhe nga ato më të largëtat. Shumica e turistëve vijnë të organizuar në grupe.

Astrit Fera, operator turistik: Ka turizëm masiv, që do të thotë janë grupe të mëdha. Duke filluar nga 70-80 veta, autobusët, kompanitë që pyesin janë nga të gjitha vendet.

Në gjetëm në qytetin e një mbi një dritareve, një grup turistët Nga Holanda të cilët e vlerësojnë qytetin e bukur të Beratit për historinë.

“Qyteti është shumë i bukur. Kemi ardhur nga Holanda, jemi një grup personash që po qëndrojmë këtu. Po kalojmë shumë këndshëm,” tha një turiste holandeze.

“Berati është një qytet shumë i hershëm, mund të gjesh gjithçka nga historia e hershme dhe diçka e tillë mua më argëton. Veç kalasë kam vizituar edhe disa zona të tjera dhe më kanë pëlqyer shumë,” tha një tjetër turiste.

Turistët nuk largohen nga qyteti i bukur shqiptar pa provuar gatime tradicionale duke u kthyer në vendlindjet e tyre me një shije të mirë.

“Pjatën e preferuar kanë fërgesën, që u çojmë të parën, kanë specat e mbushur, patëllxhanin e mbushur dhe bamjet e furrës,” trego një kuzhiniere gatimet që preferojnë turistët.

Turistët e shumtë të cilët vizitojnë Beratin nuk shprehin interes vetëm për pjesën historike por edhe për atraksione të ndryshme që ndodhen në zonat përreth.

Klan News