Interi fiton ndeshjen hapëse të javës së gjashtë të serisë A. Zikaltërit mundën Fiorentinën me rezultatin 2-1. Ikardi shënoi në pjesën e parë me 11-metërshin e vendosur me ndihmën e sistemit VAR.

Në pjesën e dytë Shkriniar shkaktoi autogol, por Interi kaloi sërish në avantazh falë Di D’Ambrosios.

Sot do të luhen takimet e tjera të javës së gjashtë të Serisë A.

Tv Klan