Lukaku shënon pas 32 sekondash në takimin me Genoa

Inter arriti një tjetër fitore në Serie A, duke forcuar pozitat në krye të renditjes. Suksesi 3-0 me Genoa ishte i gjashti në 8 javët e fundit. Zikaltërit treguan që në fillim të ndeshjes që kërkonin 3 pikët. Lukaku realizoi pas 32 sekondash lojë.

Një zotërim thuajse absolut i Inter që goditi 14 herë pasqyrën e portës dhe fitorja do të ishte më e thellë nëse Perin nuk do të kishte kryer disa pritje vendimtare.

Në pjesën e dytë realizoi fillimisht Darmian. Goli që vulosi gjithçka u shënua Alexis Sanchez, i sapo futur në fushë si zëvendësues. Një sukses që e çon në 7 pikë diferencën me Milan që në orën 20:45 do të luajë në fushën e Roma.

Tv Klan