E ardhmja e Lionel Messi mbetet sërish pezull. Skenari i vitit të kaluar mund të përsëritet për fenomenin argjentinas, madje në verën e këtij viti kjo ide mund të bëhet realitet.

Por nëse në vitin 2020 kandidati kryesor për të rrëmbyer Leon nga Blaugrana ishte Manchester City, tani është PSG-ja në avantazh për të firmosur me 33-vjeçarin.

Kontrata e numrit 10 skadon në Qershor dhe ende nuk janë bërë negociata për rinovimin për dy arsye. Vetë lojtari ka kërkuar të presë fundin e sezonit dhe klubi nuk dëshiron ta bëjë presion para kohe. Gjithashtu, babai dhe agjenti, Jorge Messi, ka qenë në Barcelonë për disa ditë por nuk ka folur me drejtuesit, duke lënë gjithçka të hapur.

Një tjetër fakt është se shifrat e rinovimit të argjentinasit me Barcelonën do të ishin më të ulëta se 35 milionë euro në sezon.

Kjo do të thotë se Messi do fitonte më pak, çka ka rritur presionin e PSG-së. Kampionët e Francës kanë shfaqur hapur prej kohësh dëshirën për të firmosur me argjentinasin e Barcelonës dhe kushtet ekonomike duket se nuk janë aspak problem për ta. Ribashkimi me Neymar duket se është fare pranë.

Klan News