Europiani “bujar” për futbollistët, premio 250 mijë euro

Triumfi i Italisë ka mbushur edhe arkat e Federatës së këtij vendi. Duke fituar Kampionatin Evropian, Italia grumbulloi maksimumin e mundshëm, 28.25 milionë euro, falë edhe tre fitoreve në fazën e grupeve. Një rezultat me të cilën axurrët bëhen skuadra që ka përfituar më shumë miliona nga UEFA në historinë e Kampionatit Evropian, në total 99.25 milionë euro. Portugalia është një milion më poshtë, 98.2. Një përqindje e kësaj shume do të shkojë për premio të lojtarëve.

Marrëveshja mes Axurrëve dhe Presidentit Gravina parashikon 250,000 euro për secilin nga kampionët. Do të kishte qenë 200,000 për vendin e dytë, 150,000 për gjysmëfinalen dhe 80,000 për çerekfinalen. Anglia është ekipi kombëtar që kishte premtuar më shumë premio në turne për lojtarët, nga 540 mijë euro për futbollist.

Belgjika do të kishte paguar 435 mijë euro, pak më shumë se Gjermania dhe Spanja, që kishin vendosur nga 400 mijë. Franca dhe Portugalia po ndiqnin 340 mijë euro, pak a shumë e njëjta shumë e premtuar nga Danimarka. Pra, Italia nuk kishte vendosur premio të majme, por gjithsesi, vlera e lojtarëve tashmë është rritur shumë dhe një pjesë do të përfitojnë nga kërkesat e shumta.

Klan News