Pamjet e dhunës dhe përleshjet në Paris dhe qytetet e tjera të Francës nuk do të tolerohen në të ardhmen. I prerë e ishte në deklaratën e tij zv/ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez, i cili shpjegoi planin e ri të masave për t’u bërë ballë “jelekëve të verdhë”, të cilat do të hyjnë në fuqi nga e shtuna e ardhshme.

Laurent Nunez – zv-ministër i Brendshëm i Francës:

Gjithçka do të bëhet që të mos shohim më pamje dhune. Kudo ku do të ketë akte dhune si këto, do të ketë ndërhyrjeje të menjëhershme.

Nunes paralajmëroi ashpërsim  të reagimit të policisë, duke paralajmëruar arrestime masive të grupeve që kërkojnë të prishin rendin publik.

“Do të veprojmë ndaj grupimeve që rrezikojnë të degjenerojnë në dhunë. Nuk do të lejojmë më grumbullime njerëzish. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kryejmë me arrestime masive”.

Zv.ministri i brendshëm francez mohoi se qeveria do të kërkojë rikthimin e gjendjes së emergjencës, e vendosur në vitin 2015 në Francë pas sulmeve terroriste dhe e hequr në 2017-ën nga Emmanuel Macron, kur erdhi në pushtet.

Tv Klan