Për të 17 javë radhazi Parisi pushtohet nga protestat e jelekëve të verdhë, të cilëve këtë të shtunë u janë bashkuara edhe sindikatat e grave, një ditë pas 8 marsit.

Dhjetëra mijëra protestues mbushën rrugët e Parisit dhe qytete të tjera Lion, Bezanson e Strasburg. Pas më shumë se 4 muajsh manifestime, shpeshherë të degjeneruara në përleshje me policinë, jelekët e verdhë pritet të krijojnë këtë të shtunë çadrat e tyre në Champs Mars, në lulishten pranë kullës Eiffel, për të qëndruar 24 orë.

Përballë rënies së intensitetit të manifestieve, organizatorët kërkojnë të rikthejnë frymën e muajit nëntor. Më datë 16 mars, pritet të jetë kulmi i protestës, pasi përkon me mbylljen e një debati kombëtar që ka nisur presidenti Emmanuel Macron.

Tv Klan