“Ua kam borxh jetën”

Kryeministri britanik Boris Johnson u shfaq për të parën herë pas daljes nga spitali në një videomesazh në rrjetet sociale. Johnson falenderoi me përzemërsi mjekët që u kujdesën për të gjatë tre ditëve në terapi intensive.

Ai tha se pa përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, më të rrezikshme. Kryeministri u bëri thirrje britanikëve të qëndrojnë të bashkuar për ta kaluar me sukses këtë situatë të vështirë.

Këtë të diel, ai la spitalin pas 10 ditësh kurimi me koronavirus. Fazën tjetër të kurimit, ai do ta kalojë në rezidencën qeveritare “Çekërz” rreth 60 kilometra në perëndim të Londrës.

Tv Klan