Portugezi pa skuadër, tre alternativa në tryezën e 58-vjeçarit 

Shkarkimi i Jose Mourinhos nga Tottenham nuk e pati jehonën e largimeve të herëve të tjera, pasi krijimi dhe shuarja e Super League Europiane ishte në qendër të vëmendjes. Pas, Portos, Chelsea-s, Interit, Real Madrid, Manchester United, Tottenham ishte ekipi i gjashtë që drejtoi trajneri portugez.

Po tani, kë do të drejtojë Mourinho, do qëndrojë në Angli apo diku tjetër në Europë? Disa gazetarë dhe opinionistë kanë dhënë mendimet e tyre se kur pritet të shkojë Mourinho. Së pari, trajneri portugez do të jetë me siguri në një nga studio e famshme gjatë Europianit. Më pas hipoteza është rikthimi te Porto, skuadrën që e shpalli kampione Europe në vitin 2004.

Phil Costa është i mendimit që Mourinho e ka mbyllur kapitullin në Angli dhe nëse merr një ofertë faraonike në Lindjen e Mesme apo Katar, do shkojë atje për t’u zhdukur për ca kohë. Ndërsa Aleks Mott jep një ide tjetër. Nëse Fernando Santos dështon në Kampionatin Evropian të kësaj vere, nuk do të ishte habi që Jose të merrte drejtimin e kombëtares portugeze.

Joel Sanderson-Murray thotë se për ca kohë nuk do ta shohim Mourinhon në asnjë skuadër, për shkak të kërkesave të larta financiare, gjë që klubeve nuk u pëlqen shumë të shpenzojnë në këto kohë pandemie. Ndërsa Pádraig Whelan parashikon se nëse Neëcastle kalon në duart e princëve arabë, Mourinho do të ishte i duhuri dhe me siguri do të zgjidhej ai për të nisur projektin e ri. Hamendësimi i fundit vjen nga Skocia.

Pas dështimit në këtë sezon të Celtic, vetëm një trajner si Mourinho do të rikthente ekipin më të titulluar sërish në majë. Gjithsesi, kjo ka pak gjasë të ndodhë, sepse nuk besohet që një klub si Celtic të paguajë 15-20 milionë euro pagë në vit për një trajner.

Klan News