Juventusi dhe Milani do të diskutojnë Superkupën e Italisë, ndeshje që do të luhet në Jeddah të Arabisë Saudite.

Skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit një ditë më parë për të zbritur në fushën e stadiumit King Abdullah në 18:30 të gatshme për të luftuar deri në fund për këtë trofe. Pasi ka fituar Kampionatin dhe Kupën sezonin e kaluar, Juventusi kërkon të bëjë trio me arritjen e suksesit në këtë përballje,

“Do të jetë një mbrëmje dhe ndeshje e madhe. Do të tentojmë të fitojmë Superkupën, pasi  2 finalet e fundit i kemi humbur. Një fitore do të thoshte rritje e vetëbesimit për ne. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë sepse është takim midis 2 ekipeve historike.”

Ndërsa Milani që ishte finaliste e kupës, kërkon këtë trofe për të motivuar futbollistët dhe tifozërinë për vazhdimësinë e sezonit, mbi të gjitha, të mundësh Juventusin në një finale të tillë do të ishte sipërmarrje me vlera.

“Sot nuk mendoj për vete. Mendoj se çdo të thotë kjo ndeshje për lojtarët e mi. Duhet ta fitojmë që ata të kuptojnë se ne mundemi të ndërtojmë një të ardhme, të ndërtojmë diçka të rëndësishme.”

Formacionet ende nuk janë bërë publike por Allegri në sulm do të zgjedhë mes Bernardeschi dhe Douglas Costan. Edhe në mesfushë është në mëdyshje mes Bentacur dhe Khedira. Cancelo pritet të luajë titullar. Ndërkaq Gattuso do të përdorë Paqueta si titullar ndërsa në mbrojtje duhet të vendosë mes Calabria dhe Abate.

Tv Klan