Pirlo: Mund të luftojmë për të gjithë objektivat

Paraqitja e Cristiano Ronaldo në pjesën e parë solli fitoren 2 – 1 të Juventus ndaj Inter në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Ronaldo realizoi 2 herë në sfidën e luajtur në “San Siro”, duke përmbysur avantazhin e vendasve që festuan golin në minutën e nëntë me Lautaro Martinez.

Një revansh ky për humbjen në kampionat muajin e kaluar ku Inter fitoi 2 – 0. Besimi erdhi pas suksesit në Superkupën e Italisë sipas trajnerit Andrea Pirlo.

“Kuptuam se jemi ende në gjendje të luftojmë për të gjithë objektivat”.

Trajneri i Inter, Antonio Conte tha rezultati ishte pasojë e dy gabimeve.

“Nëse e analizojmë ndeshjen kemi dhuruar 2 gola. Praktikisht kemi bërë gjithçka ne, dhe Juve nuk u lodh shumë të na shënonte”.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 9 shkurt në Torino që do të vendosë se cili ekip do të shkojë në finalen e Kupës së Italisë.

Tv Klan