Ka kaluar për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Lajmin e konfirmon gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.

17 Prilli ishte data përfundimtare e caktuar prej GJKKO-së për marrjen e një vendimi. Kujtojmë se Dako akuzohet për “shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”, në dy raste. Herën e shkuar pasi doli prej Gjykatës së Posaçme ai nuk dha asnjë koment për gazetarët, ndërkohë që në seancën gjyqësore kishte mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij.

Hetimet kanë në fokus “Promenadën bregdetare” si dhe ndërtimin e disa kateve pa leje në një pallat në qytetin e Durrësit.

Dako u arrestua në Qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK, ndërsa që prej 7 Shkurtit të këtij viti ndodhet në “arrest shtëpie”./tvklan.al