35-vjeçari me iniciale K.M. ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen nr.15 të Durrësit teksa 35-vjeçari ka qenë duke punuar tek Porti në Portoromano.  

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al