Kapiteni i Tottenham është i gjashti në renditjen e Premier League

Tottenham arriti një tjetër fitore me goleadë në kampionat. Spurs mundën Everton 5 – 0 të hënën në Londër. Në këtë takim spikati Harry Kane me 2 gola të realizuar, ndërsa shënuesit e tjerë ishin Son dhe Reguilon dhe një autogol i kundërshtarëve i shkaktuar nga Michael Keane.

Kapiteni Tottenham ngjiti një shkallë më shumë në klasifikimin e golashënuesve të Premier League. Kane mbërriti në kuotën 176 dhe është i gjashti në renditjen historike, duke kaluar Thierry Henry dhe një hap nga barazimi me Frank Lamprad, i cili tashmë është trajner me Everton.

Me këtë ecuri Harry Kane pritet të ngjitet akoma më shumë madje nëse shënon sa sezonin e kaluar do të jetë i treti në fund të kampionatit.

Tv Klan