Policia e Shkodrës ka arrestuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim dhe që është dënuar me 16 vite burg pasi tentoi të vriste me armë 3 persona.

Dedë Lufaj u kap në fshatin Vuksanaj në një zonë të pyllëzuar pranë banesës. Gjykata e Apelit të Shkodrës e ka dënuar në mungesë me 16 vite burgim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Më 4 Korrik 2014, 48-vjeçari Lufaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L.

/tvklan.al