Hapet dyqani zyrtar me veshjet dhe aksesorët

“Karl Lagerfeld” mbërrin edhe në kryeqytetin shqiptar. Një dyqan zyrtar me 100% te koleksioneve nga marka e njohur ndërkombëtare është surpriza për të gjithë adhuruesit e modës. Nga veshjet luksoze, çantat apo aksesoret, gjithçka flet për elegancën dhe sharmin e ikonës së stilit Karl Lagerfeld.

Endri Caci: Këtu është një ndërthurje e dizajnit të tij unik, frymëzimit dhe personalitetit pak enigmatik me elemente futuristë dhe kontemporane, dhe çdo gjë është përkthyer në dizajne dhe produkte që i kemi të ekspozuara në dyqanin tonë”.

Koleksioni pranverë – verë, i sapombërritur në Tiranë, është një ndërthurje e fortë mes elementeve të natyrës, e po aq i detajeve origjinale e të personalizuara nga stilisti i njohur. Materialet e riciklueshme janë një tjetër karakteristikë.

Endri Caci: Këtu ka elemente të klasikes parisienë me ikonën e Karl Lagerfeld dhe macja e famshme Shupet që është përkthyer në dizajn, teper unike mund të themi, dhe gjithashtu elementi i autografit original të Karl Lagerfeld që është përkthyer në çdo element në produktet të ndryshme.

“Karl Lagerfeld” numëron mbi 200 dyqane ne 96 shtete anembanë botës, duke vendosur standarde të reja për adhuruesit e stilit dhe dizajneve të veçanta.

Tv Klan