Ursula von der Leyen: Të vjetrit kishin shuar shpresat për shqiptarët

Ursula von der Leyen përmendi të hënën faktin se një perspektivë e re mbi procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor ka mbizotëruar ndër të tjera gjatë 100 ditëve të para të mandatit të Komisionit Evropian të ri. Ajo madje e kritikoi Junckerin që e kishte shuar shpresat e shqiptarëve, maqedonasve dhe të tjerëve në Ballkan.

“Kur filluam mandatin tonë, zgjerimi i BE kishte prekur fundin konsiderohej një proces i vdekur. Njerëzit nga Ballkani Perëndimor ishin të zhgënjyer dhe po humbnin shpresën. Tani ka një perspektivë të re falë propozimit të Komisionit për metodologjinë e re që e bën procesin e zgjerimit më të shpejtë dhe më të besueshëm”.

Von der Leyen i kërkoi Turqisë që të marrë mbrapsht refugjatët e vendosur përgjatë kufirit grek, pasi kufijtë evropianë nuk janë të hapur për ta. Aktualisht rreth 35,000 njerëz janë mbledhur në kufirin me Greqinë, ku janë përleshur me policinë greke, të cilët kanë qëlluar me lot dhe plumba plastikë.

Kreu i Komisionit Evropian falenderoi Finlandën, Francën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Portugalinë që kanë pranuar të marrin 1500 fëmijë të pashoqëruar që ndodhen në kufi. Vetëm gjatë javës së kaluar, më shumë se 1.700 kanë zbarkuar në Lesbos dhe disa ishuj të tjerë të Egjeut grek me anije nga Turqia.

Turqia ka marrë 6 miliardë euro pasi strehon në kampe 4.3 milionë refugjatë, ndër to 3.7 milionë sirianë, ndërsa një milion tjetër sirianë janë të zhvendosur ditët e fundit. Erdogan para nisjes për në Bruksel ka deklaruar se Turqia nuk mund të përballojë më numrin e njerëzve që kërkojnë azil, nëse nuk shtohen financimet. Edhe kampet në Greqi janë të mbipopulluara me sirianë afganë, pakistanezë dhe afrikano perëndimorë që kërkojnë një jetë të re në BE.

Klan Plus