Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjendja e invalidëve të punës në Shqipëri dhe perspektiva për shekullin e ri. 32 mijë invalid pune aktualisht në vendin tonë dhe vetëm një pjesë e tyre përfitojnë nga ligji për Sigurimet Shëndetësore. Mosha mesatare e të cilëve është mbi 38-vjeç. 88% janë kryefamiljarë.

Ankesat e invalideve të cilët kanë thirrur sot krerë të Ministrisë së Punës, Sigurimeve Shoqerore dhe nga Ministria e Shëndetësisë për të dëgjuar dhe vepruar më pas konsistojnë në mjaft ligje që nuk kanë gjetur zbatim. Një sërë ankesash janë renditur sot duke u bazuar në moszbatimin e këtyre ligjeve. Ndaj ata kërkojnë trajtim të invalideve të punës në skemën e ndihmës ekonomike, ku pensioni i invaliditetit të përjashtohet nga të ardhurat familjare.

Punësim të invalideve në bazë të raporteve të tyre mjekesore si dhe krijimi i Institutit të Paafteve në Shqipëri dhe bashkëpunim mes shoqatave të ndryshme./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti