Kevin Durant do të ndryshojë skuadër. Sipas mediave amerikane, basketbollisti i njohur do të largohet nga Golden State Warriors për t’iu bashkuar Brooklyn Nets.

164 milionë Dollarë do të përfitojë nga kjo marrëveshje për 4 vitet e ardhshëm. Durant u largua nga Golden State pas 3 sezonesh ku fitoi 2 tituj kampion dhe kur u shpall edhe lojtari më i mirë i kampionatit.

Kevin Durant refuzoi një kontratë 5-vjeçare me Warriors për 221 milionë Dollarë. Një zgjedhje duket për një aventurë të re te Brooklyn Nets që nuk e kanë fituar më parë titullin në NBA. Kevin Durant e nisi karrierën në NBA nga Seattle SuperSonics në vitin 2007.

Tv Klan