Juventus mori fitoren e dytë radhazi në kampionat madje përballë një rivali direkt. Bardhezinjtë mposhtën Napolin 4-3. Danilo gjeti golin që në minutën e 15, ndërsa 4 minuta më pas dyfishoi Higuain.

Në pjesën e dytë historia ishte disi më premtuese për Napolin. Ronaldo shënoi golin e tretë për Juventus, por Napoli realizoi dy gola në pak minuta duke dhënë shpresë për një barazim.

Di Lorenzo në minutën e 81 vendosi barazpeshën. U duk se do të përfundonte kështu por autogoli i Kulibali në minutën e 91 i dha fitoren Juventusit.

Milani gjeti fitoren e parë në kampionat, teksa arriti të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Brescias debutuese në Serinë A, falë një goli të shënuar nga fantazisti turk Hakan Calhanoglu në pjesën e parë.

Tv Klan