Të dy pa doreza përballë pyetjeve pikante të fëmijëve

Moderatorja Klea Huta dhe aktori i humorit Albano Bogdo kanë qenë të ftuarit e mbrëmjes së djeshme në spektaklin e së hënës “Në Kurthin e Piter Pan” në televizionin Klan.

Klea Huta u dorëzua para të gjitha pyetjeve të gazetarëve të vegjël të Piter Pan, duke rrëfyer detaje për djalin e saj, projektet e ardhshme artistike, por edhe disa grimca të panjohura për publikun rreth raportit me bashkëshortin Elgit Doda.

Aktori Albano Bogdo nuk kishte se si të mos rrëmbente vëmendjen e fëmijëve, duke dhënë përgjigje me batuta e të qeshura të cilat entuziazmuan të vegjlit, por edhe publikun nga shtëpia, ku për herë të parë artisti foli pa doreza për jetën personale dhe profesionale.

Në Kurthin e Piter Pan një produksion nga dyshja Vera Grabocka dhe AlketaVejsiu ka qenë edhe mbrëmë pika e referimit për shikuesit, duke konfirmuar edhe një herë suksesin e këtij formati të dashur televiziv.

Tv Klan