Komisionet kuvendore miratojnë Aktin Normativ

Pas një debati që zgjati mbi 2 orë e gjysmë, Komisioni Parlamentar për Punën, Çështjen Sociale dhe Shëndetësinë miratoi aktin normativ të qeverisë që kompenson kompanitë e ndërtimit që kanë marrë punë publike për rritjen e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë. Qeveria do të kompensojë deri në 30% të faturave për materialet e ndërtimit.

Por opozita e kundërshtoi aktin normative duke deklaruar se kjo bëhet për të favorizuar kompani të lidhura me qeverinë. Kryetarja e këtij komisioni Grida Duma që kërkoi shtyrjen e miratimit të aktit për të marrë më shumë informacion nga qeveria duke shkaktuar debate në komision.

Në fund kërkesa për shtyrje u rrëzua me shumicë votash. Akti normativ kompenson ndërtuesit që kanë kontrata publike për materialet e ndërtimit si hekur, çimento, bitum, tuba plastikë, alumin, bakër dhe zink pas rritjes së çmimeve të tyre në tregjet ndërkombëtare.

Tv Klan