Policia i druhet një përplasjeje me armë pas atentatit

Pas atentatit me snajper, Ardian Çapja është rikthyer në banesën e tij në Elbasan. Kjo ka bërë që policia të shtojë kontrollet në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, nga frika e ndonjë përplasje në zonë.

Ardian Çapja do të marrë mjekim në banesë dhe i ka shpëtuar tashmë atentatit të tretë që është bërë ndaj tij.

Forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë pranë banesave të familjes Çapja. Ndërkohë hetimet për ngjarjen duket se ende nuk kanë autorë.

Pavarësisht se janë zbuluar numrat serial të snajperit, rezulton se nuk është regjistruar në asnjë vend. Dyshohet se snajperi është i vjedhur dhe më pas është sjellë në Shqipëri, pikërisht për atentatin në Elbasan.

Tv Klan