Në kuadër të organizmit për fushatën e ardhshme zgjedhore Partia Republikane ka zhvilluar takimin e asamblesë rajonale të Qarkut të Lezhës.

Kryetari i saj Fatmir Mediu theksoi, se qeveria e koalicionit të djathtë ka jo vetëm meritën për reformat e ndërmarra për integrimin në BE dhe marrjen e ftesës për në NATO. Por dhe përgjegjësinë konkrete për të vazhduar në bashkëpunim me shqiptarët reformat në shërbim të vendit.

Duke vënë theksin në reformën zgjedhore,kreu republikan u shpreh se kodi zgjedhor duhet të miratohet sa më parë dhe me transparencë.

Mediu ka kërkuar që partitë e koalicionit të djathtë të bashkëpunojnë për ti dhënë atij jo vetëm fitoren. Por dhe peshën reale të çdo subjekti në qeverisje./tvklan.al