Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, ka mësuar se pasditen e së mërkurës do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste. Deri më tani nuk dihen detaje se çfarë pritet të diskutohet mes anëtarëve të Kryesisë.

Megjithatë çështja më e nxehtë politike për momentin është zgjedhja e Presidentit. Në mbledhjen e fundit, socialistët u përpoqën që të skiconin profilin e presidentit të ardhshëm./tvklan.al