Sa herë luan Partizani thuajse ezaurohen të gjitha biletat. Kjo duket se është arsyeja që për sfidën që do të luhet në “Loro Boriçi”, Kukësi ka vendosur çmime të larta.

Është ndeshja më e rëndësishme duke qenë se Kukësi dhe Partizani luajnë për titull. Sa i përket informacioneve se si vijon shitja e biletave duket se tifozëria e Partizanit do të dominojë në këtë stadium.

2 mijë lekë të reja për tribunën dhe 1 mijë për sektorët e tjerë. Rreth 400 bileta janë parashikuar për tifozërinë e Partizanit. Deri pak orë përpara takimit janë shitur gjysma e tyre, ndërsa janë shumë pak ato të shitura në sektorët e parashikuar për tifozërinë e Kukësit. Rritja e çmimit nga ana e klubit verilindor është bërë e zakonshme sa herë luan kundër Partizanit. E njëjta situatë ka qenë edhe sezonin e shkuar dhe atë të 2017, kur takimi u luajt në “Zeqir Ymeri” të Kukësit.

Sa i përket fushës së lojës skuadrat janë gati. Kjo ndeshje do të jetë debutimi për trajnerin e Kukësit.

Përballë Partizanit Ramnadan Ndreu nuk ka dilema në formacion. Tekniku Krutan ka pasur kohën e mjaftueshme dhe ka krijuar bindjen se 11-shja që do të hedhë në fushë do të sigurojë suksesin në këtë sfidë të rëndësishme. Me modulin 4-3-3 pritet që golat të vijnë nga Reginaldo.

Partizani ka rikuperuar Jurgen Bardhin. Sulmuesi pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë. Gjithashtu edhe Dilaver Duka, që ishte në dyshim është stërvitur me grupin në seancën e fundit. Mala është ende në dyshim edhe pse është provuar në formacionin përfundimtar  nga trajneri Gega. Vendin e Telushit, i cili ka kaluar operacionin në mushkri pritet ta zërë Kote.

Tv Klan