Kamza do të luajë me Kukësin mbrëmjen e së dielës në “Loro Boriçi”. Klodian Duro do të jetë kundër ekipit që nisi karrierën si trajner dhe i dha trofeun e parë të rëndësishëm, Kupën e Shqipërisë. Duro u largua nga drejtuesit menjëherë pas këtij suksesi, por ai thotë se ka respekt për ekipin dhe tifozët dhe se nuk do të jetë një shpagim për të.

“Nuk jam as për hakmarrje as për revansh, përveçse për fokusin maksimal, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, për atë rrugë që kemi nisur”.

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu pas dy fitoreve radhazi në kampionat beson se ai është rezultati i vetëm që kërkon.

“Unë jam i bindur për fitore dhe do të jem çdo herë i bindur për fitore”.

Te Kukësi ka një mungesë të rëndësishme. Besar Musolli është i dëmtuar duke krijuar një shqetësim në mesfushë, por për kapitenin Ylli Shameti do të zëvendësohet denjësisht.

“Padiskutim që do të ndjehet mungesë e tij në fushën e lojës, por shpresojmë që të gjithë të tjerët të plotësojnë atë boshllëk”.

Sezonin e kaluar Kamza i solli probleme Kukësit, duke i marrë edhe një fitore në shtëpi.

Tv Klan