Një modeleje në Instagram i ka shkuar gjithçka keq në një moment që po përpiqej të bënte show në dush për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Modelja dhe Deejay, Charly Jordan, nga Los Angeles i SHBA-ve po pozonte nën dush me bikini të kuqe kur koka e dushit i ra në ballë. E reja, e cila pak kohë më parë i kishte tërhequr vëmendjen vetes të mos ishte aq serioze në rrjetet sociale, e ka postuar vetë videon online.

 

View this post on Instagram

 

When you get hit with that “k” reply…😂

A post shared by ❀ CHARLY JORDAN ❀ (@charlyjordan) on

Në pak ditë, video është shikuar më shumë se 2 milionë herë dhe ka marrë më shumë se 260 mijë like në Instagram.

Charly, e cila ka më shumë se 1.6 milionë ndjekës, e postoi videon online gjatë kohës që ishte me pushime në Tamarindo të Kosta Rikës.

“Yahoo” thotë se nuk ka raportime nëse modelja ka pësuar maviosje në kokë, por shton se në rast se do të kishte, me shumë gjasa ajo do t’ua thoshte ndjekësve të saj. /tvklan.al