Shakaja e tepruar mund të të kthehet mbrapsht. Dhe ky është pikërisht rasti që i ka ndodhur kësaj nuseje në Azinë Qëndrore. Në video është filmuar momenti kur çifti i sapomartuar nuk e nis me këmbën e mbarë këtë fazë të re të jetës së tyre. Nusja, e cila nuk është identifikuar, gënjen bashkëshortin me një copë tortë, duke e ngacmuar me shaka.

Mirëpo, burri duket se e mori tepër seriozisht këtë situatë. Këtë shaka para syve të të gjithëve nuk mund ta duronte dhe qëlloi me shuplakë gruan. Video është shpërndarë në rrjetet sociale, ku komentuesit janë shprehur se burri duhet të mësojë të respektojë të drejtat e njeriut, kurse gruaja duhet të anulojë martesën me të.

/tvklan.al