TËRMET 2019


EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Doktori i Mrekullive

Seriali dramatik më i ndjekur i vitit 2019/20, fitues i disa çmimeve për skenarin dhe aktorët më të mirë, “Doktori i Mrekullive” do të nis transmetimin në Tv Klan. Një fenomen televiziv duke u renditur i pari me shifra rekord audience në çdo episod të tij. Një titull ndërkombëtar, ku versioni turk shpallet si versioni më i arrirë dhe më i ndjekur. I tallur, i abuzuar dhe i përbuzur, sepse është autik. Nuk arrin dot të komunikojë me të tjerët, por është një doktor gjeni. Aliu, doktori i mrekullive arrin të gjej dashurinë dhe familjen që gjithmonë i ka munguar, në spitalin me doktorët më të mirë.

  • E shtunë - e diel ora 20:10

Osmani (Ertugrul)

Suksesi vazhdon… Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit? Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës. Seriali më i shumëpritur, Osmani, produksioni më i madh me seritë e reja në televizionin më të madh shqiptar. Osmani, nga saga e Ertugrul, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E martë - e mërkurë ora 21:00

Sulejmani i Madhërishëm

Seriali historik që ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, një fenomen televiziv, i shfaqur në më shumë se 75 shtete. Seriali flet për 46 vitet e sundimit të Sulltan Sulejmanit, i njohur si ligjëvënësi. Dashuria e madhe për sulltaneshë Hyrremin, skllavja nga Ukraina që i fitoi atij zemrën dhe ndryshoi rregullat e haremit. Bëhet fjalë për Sulltanatin më të rëndësishëm në shekullin madhështor të sulltanit të 10, Sulejmanit, më jetëgjati në fron i Perandorisë Osmane. Premierë si asnjëherë më parë në ekranin e Tv Klan.

  • E hënë - e shtunë ora 18:20

Lule të vetmuara

Ejlyl një vajzë 16-vjeçare e ngacmuar seksualisht nga njerku i saj. Duke mos e besuar nëna e braktis duke e dërguar në jetimore. Ejlyl tashmë e vetmuar njihet aty me vajza të tjera jetime, ku secila prej tyre ka një histori të dhimbshme. Një dramë familjare dhe njerëzore, një histori mbijetese e disa vajzave të reja në një botë të madhe, ku ato janë “Lule te vetmuara”.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • Sezoni i ri së shpejti

Kryeqyteti Abdulhamid

Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara.

  • E hënë - e premte ora 20:00

Intrigat e pushtetit

Fituesi i 35 çmimeve ndërkombëtare, nga 206 kandidatura. 2 çmime “Golden Globe” si seriali dramatik më i mirë i vitit dhe seriali më i kandiduar në çmimet Emmy. Seriali politik më i ndjekur dhe më i përfolur i 5 viteve të fundit. Hakmarrja e një politikani sëbashku me gruan e tij, kundër atyre që e tradhtuan. I mashtruar nga Shtëpia e Bardhë, një kongresmen amerikan vendos të ngjitet i pamëshirshëm në majën më të lartë të pushtetit. Shantazhi, joshja dhe ambicia janë armët e tij.  Një nga serialet më të klikuar në Netflix, për herë të parë në një televizion shqiptar. Me Kevin Spacey dhe Robin Wright, “House of Cards”, seriali i rekordeve në audiencë, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E enjte - e shtunë ora 21:00

Bija Ime

Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”. Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj. Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.

  • E shtunë ora 19:30

Vrasje të vogla

4 gra shumë të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri. Kur ishin adoleshente 3 prej tyre i punojnë një rreng shoqës duke e bërë atë me turp, të shkatërruar moralisht dhe në prag të vetëvrasjes. Pas 20 vitesh, fati i ribashkon ato rastësisht në një funeral... Romancë, hakmarrje, vrasje. 4 mikesha por më vonë edhe 4 rivale. Sepse çdokush mund të jetë vrasësi...

  • E hënë - e premte ora 16:35

Diamante dhe dashuri

Një serial turk dramatik, prodhim i vitit 2014 dhe që vazhdon në 2015 në HD. Është seriali nr.1 në shikueshmëri aktualisht në Turqi. Një fenomen televiziv me shifra rekord audience! Një nga serialet më të kërkuar të momentit, i cili është blerë dhe do të nisë transmetimin në Ballkan, Europë dhe Lindjen e Mesme! Nga producentët dhe kompania prodhuese e Ezel, Kuzey Guney, Dashuri e Ndaluar, Fundi, vjen një tjetër sukses ndërkombëtar! Me aktorët më të famshëm turq dhe fitues i disa çmimeve si seriali më i mirë i vitit! Një polic i ri... Vajza e një miliarderi... Dy kufoma të vdekura... Omer, një polic i ri dhe Elif, vajza e një familje me emër në qytet, përballen me një ngjarje tragjike. Dy kufoma të qëlluara në kokë gjenden në të njëjtën makinë. Njëra nga kufomat, është e fejuara e Omerit. Ai përpiqet të zbulojë se si ka mundesi që ajo gjendet e vdekur në të njëjtën makinë me një burrë shumë të madh në moshë dhe tejet i pasur. Kjo vrasje është e lidhur me një trafik diamantesh, sepse Omer gjen një diamant në dhomën e të fejuares së tij dhe një tjetër në makinën e krimit. Ndërkohë Elif duhet të sjellë tek mafia diamantet e humbur, pasi motra e saj është rrëmbyer. Elif më në fund vendos të bashkohet me Omer, sepse do te hetojë mbi vrasjen dhe mafian që merret me tregtinë e diamanteve si dhe sepse Omer mëson sekretin më të madh të jetës së saj… Elif dhe Omer vihen në kërkim të dimanteve dhe përpiqen të gjejnë besim tek njëri-tjetri, pavarësisht se shumë sekrete që ata kanë, do ti pengojnë të bashkohen për një qëllim…

  • E hënë - e shtunë ora 13:30
Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

123.9

124.4

USD

104.5

105.3

GBP

135

136.3

CHF

114.8

115.6

Horoskopi 24 Nëntor 2020
Dashi

Sot do të jeni shumë i zënë me punë dhe do ndiheni të lodhur, po ashtu nuk do keni dëshirë për të biseduar me kolegët dhe familjarët tuaj. Duhet të keni kujdes për vendimet që do merrni.

Demi

E keni situatën në kontroll, por duhet të keni kujdes për çdo gjë që bëni. Fati është me ju lidhur me aspektin financiar. Projektet që i kishit lënë pezull mund t’i nisni tani pasi është koha e duhur.

Binjaket

Një problem shëndetësor do u shqetësojë. Në aspektin financuar gjithçka do të shkojë keq dhe do përballeni me humbje të mëdha. Kujdes me vendimet që do merrni, pasi mund të lëndoni të afërmit tuaj.

Gaforrja

Sot është mirë për punën tuaj, jo do të jeni në gjendje që të arrini rezultate të larta. Shefi do t’iu marrë me sy të mirë dhe mund të ngriheni në detyrë. Mosmarrëveshjet me partnerin do të zgjidhen.

Luani

Hëna do të jenë në favorin tuaj sot. Të dashuruarit do të kalojnë momente të paharrueshme. Dhe për beqarët do të jenë një ditë e mirë. Nga puna gjithçka do të shkojë shumë mirë.

Virgjeresha

Ju mund të jeni të lumtur, pasi planetët do të jenë në krahun tuaj. Do të keni energji për të bërë gjëra të reja dhe kjo do ndikojë për mirë në punën tuaj. Lajme të mira dhe për beqarët.

Peshorja

Fillimi i ditës nuk do jetë shumë i mirë. Në pjesën e dytë të ditës gjerat do të rregullohen, por duhet të mundoheni dhe ju që të arrini këtë gjë. Nga puna gjithçka do të shkojë mirë.

Akrepi

Lajme të mira do dëgjoni për të afërmit tuaj. Do arrini që gjeni ekuilibrin në punë dhe të mos keni probleme me kolegët. Të dashuruar do të kalojnë momente romantike, lajme të mira ka dhe për beqarët.

Shigjetari

Plani për tu larguar nga vendi ku jetoni do të zbatohet sot. Vendimi që do merrni do jetë i vështirë, por sërish do arrini të gjeni një punë të re. Të dashuruarit duhet të jenë të duruar.

Bricjapi

Duhet të keni durim. Përqendrohuni në gjërat që do të bëni që të arrini rezultatet që doni. Nga puna gjithçka do të jetë mirë pasi do gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët dhe eprorët.

Ujori

Do keni një sjellje ndryshe me njerëzit, pasi do u tregoni atyre respekt dhe kjo do të ndikojë për mirë. Lajme të mira do dëgjoni për të afërmit tuaj, por duhet të keni kujdes me financat.

Peshqit

Një ditë e ngarkuar do të jetë kjo e martë për ata që i përkasin kësaj shenje. Planet për projekte të reja do nisin, por duhet të mendoheni mirë. Një ditë e mirë dhe për beqarët sot.

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë