Kylian Mbape ka dribluar operacionin në hundë. Është ky lajmi që vjen nga mediat spanjolle, të cilat konfirmojnë se për sulmuesin nuk do të ketë ndërhyrje kirurgjikale dhe se rikuperimi nga dëmtimi do të jetë më i lehtë nga sa ishte parashikuar.

Edhe pse pësoi thyerje në ndeshje e Kampionatit Europian, Mbappe do të kërkojë të paktën edhe 3 javë të tjera për tu rikthyer në fushën e lojës. Për të shmangur përkeqësimin e situatës së 25-vjeçarit, duket se Real Madrid do të luaj miqësoret pa prezencën e francezit.

Kapiteni i “gjelave” do të jetë në gjendje të bashkohet me ekipin më 8 gusht, kur edhe Real Madrid kthehet nga turneu parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjendja fizike e Mbappe nuk është më shqetësimi, por me shumë minuta në këmbë, ai synohet të jetë sa më i freskët për sezonin e ri. Kjo do të thotë se tekniku Carlo Ancelotti do ketë më pak kohë në dispozicion për të stërvitur 25-vjeçarin dhe ta integruar me skuadrën.

Këtë periudhë që Mbappe do të qëndrojë jashtë fushave mund ta shfrytëzojë për të sqaruar situatën me drejtuesit e Pari Së Zhërme. Këto të fundit thuhet se i detyrohen sulmuesit të paktën 100 milionë euro të mbartura nga paga dhe bonuset. Kylian Mbappe ka kërcënuar se nëse nuk likujdohet, atëherë përballja me klubin francez do të bëhet në gjykatë.

Klan News