Më 1 Tetor nis aplikimin skema e re kombëtare për fermerët. Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj thekson se prioritet është investimi në zgjerimin e hektarëve në sera, mbarshtimin e kafshëve nga blegtorët dhe rritja e peshkimit në 30 mijë tonë brenda 2030 nga 9600 ton që është aktualisht.

Anila Denaj, ministre e Bujqësisë: Fokusi i parë do të jeët në të gjithë të interesuarit që duan të zgjerojnë investimet në serrat që sot kanë rritur sipërfaqet në 2 200 ha tokë, nga 1 mijë ha që ishte para 5 vitesh dhe kjo skemë kombëtare ndihmon më shumë rritjen me mesatarisht në 200-250 ha në vit, duke siguruar një produkt cilësor në zinxhirin ushqimor jo vetëm për prodhimin vendas por edhepër tregun e synuar evropian i cili sot në 80 tregje elitare na nderon dhe na siguron të ardhura.

Për serrat diellore masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 15 milionë Lekë për ha. Për prodhim perimesh jo më shumë se 8 milionë Lekë për ha dhe për serrat e rrushit të tavolinës 4 milionë Lekë për ha.

Skema Kombëtare e Investimeve në Fermë, nis këtë vit me një buxhet 500 milionë Lekë, miratuar në Aktin Normativ të Qeverisë, por do të vijoj të paguhet dhe për gjatë vitit që vjen.

Aplikimet për këtë skemë nisin më 1 Tetor online në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Klan News