Këtë të martë, duke nisur nga ora 21:00, do të luhen katër sfida, në Ligën e Kampioneve. Ky kompeticion, vjen në sezonin 2024-2025, me format të ri.

Në Champions, do të marrin pjesë 36 ekipe, ndryshe nga 32 skuadrat që merrnin pjesë më parë. Nuk do të ketë fazë grupesh, por ekipet do të luajnë 8 ndeshje, me 8 ekipe të ndryshme, 4 sfida në shtëpi dhe 4 në transfertë.

Tetë ekipet e renditura të parat, do të kualifikohen për në fazën e 1/16-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t, do të përballen në “play off” dhe ato që fitojnë, do të kualifikohen më tej.

Në sfidat e mbrëmjes, spikat padyshim ajo mes Milanit dhe Liverpool-it, dy ekipe që kanë bërë histori në këtë kompeticion.

Interesante edhe sfida Bayern Munich-Dinamo Zagreb apo edhe Real Madrid-Stuttgart.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe titullarët e tetë ekipeve.


FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN-LIVERPOOL

REAL MADRID-STUTTGART

BAYERN MUNICH-DINAMO ZAGREB

SPORTING-LILLE

/tvklan.al