Laila (Jetimët e një kombi), telenovela më e re braziliane në Tv Klan


Laila (Jetimët e një kombi), telenovela më e re braziliane në Tv Klan

10:10 21/01/2020

Ekskluzivisht për tvklan.al ju zbulojmë se cila do të jetë telenovela e radhës pas pëfundimit të “Një Mundësi e Dytë” në Tv Klan.

Nga fituesit e çmimeve ndërkombëtare “Emmy”, vjen premierë në ekranin e Tv Klan një tjetër sukses i garantuar. Telenovela braziliane “Jetimët e një kombi”, një prodhim i vitit 2019-të, fituese e çmimit “Trëndafili i Artë” (Rose d’Or Awards) në ceremoninë e mbajtur pak kohë më parë në Londër, nis në muajin Shkurt në Shqipëri, në televizionin më të madh në vend.

Laila, jetimët e një kombi telenovela më e re në Tv Klan

Një histori prekëse e bazuar në çështjen aktuale të refugjatëve, një dashuri e paimagjinuar. Laila, një vajzë siriane që pranon të martohet me një sheik të pasur dhe të fuqishëm, në këmbim të një shume parash për të shpëtuar vëllain e saj të vogël.

Gjithçka ndryshon papritur për shkak të vdekjes tragjike të fëmijës dhe ajo me familjen e saj arratisen për të nisur një jetë të re në Brazil. Sheiku Aziz dërgon njeriun e tij të besuar, Xhemilin, në kërkim të nuses së tij, për ta rikthyer Lailën përsëri, por ky i fundit dashurohet marrëzisht me të dhe vendosin të martohen së bashku. Sheiku, tashmë i shkatërruar, vdes dhe vajza e tij, Dalila, ndjek planin e të atit për hakmarrje, duke bërë gjithçka që ajo mundet për të ndarë çiftin.

Sheiku Aziz me vajën e tij

Kjo telenovelë do të transmetohet premierë ekskluzive në ekranin e Tv Klan çdo ditë nga e hëna në të shtunë në orën 14:30 duke nisur nga data 10 Shkurt 2020, menjëherë pas përfundimit të serialit “Një Mundësi e Dytë”. /tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi