Persona të paidentifikuar i grabitën makinën një personi mbrëmjen e së shtunës në Krujë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor pranë Thumanës, ku për arsye të panjohura, A.Kaloshi kishte ndaluar makinën dhe e kishte lënë të ndezur. Pikërisht në këtë moment grabitësit e kërcënuan me armë dhe u larguan bashkë me makinën.

“Më datë 12.01.2019, në aksin rrugor pranë Thumanës, shtetasit A.K., i cili kishte ndalur mjetin në rrugë dhe e kishte lënë ndezur, persona ende të paidentifikuar i kanë marrë nën kërcënim makinën dhe janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”,

thotë policia në një njoftim paraprak për mediat

.

Po gjatë mbrëmjes të së shtunës, 3 persona grabitën me armë shtëpinë e një biznesmeni në Durrës. Ata arritën të merrnin mbi 10 mijë euro, ndërsa në ikje morën peng edhe djalin e çiftit, të cilin e lanë të lirë pak kilometra larg banesës.

Fatmirësisht në asnjë prej ngjarjeve nuk ka të lënduar, ndërsa autoritetet policore thonë se vijojnë punën për zbardhjen e tyre.

/tvklan.al