Reperi i njohur, Ledri Vula përmes një postimi në rrjetin social Instagram bëri të ditur, se për shkak të situatës të krijuar në vendin tonë si pasojë  e koronavirusit ka ndryshuar datën e publikimit të albumit.

Albumi 10/10 do të dilte në datën 10 Prill, por Ledri vendosi ta publikojë atë mesnatën e djeshme. Në postimin e tij, ai shprehet se do vijë koha që shumë shpejt do shihemi dhe përqafohemi si gjithnjë.

Ky album do të dilte në datën 10 prill. Kam vendosur ta publikoj sonte. Në kohën kur të gjithë jemi të detyruar të qendrojmë në shtëpi, të kujdesemi për veten dhe të afërmit, albumi 10/10 , i cili ka qëndruar me mua për shumë kohë, mendoj që tani e tutje duhet të qendrojë me ju. Vjen koha që ne shumë shpejt do të kthehemi në jetët tona normale, vjen koha që ne do të shihemi e përqafohemi shumë shpejt si gjithnjë”, shkruan reperi në postimin e tij./tvklan.al