Fansat kryqëzojnë  “This Morning” pse e solli me hologram këngëtaren

Reagojnë ashpër fansat e Whitney Houston për hologramin e saj. Ata kërkojnë që ta lënë këngëtaren të prehet në paqe.

Falë avancimit teknologjik Houston ishte virtualisht prezente në emisionin “This Morning”, mirëpo risjellja e saj në këtë mënyrë ka acaruar artdashësit dhe efekti tek publiku nuk ishte aspak ashtu siҫ pritej.

Ata mbetën të skandalizuar dhe nuk e pëlqyen këtë “rikthim” të saj pas 6 vjetësh të ndarjes nga jeta.

Klan Plus