fjerzaA i ka parë Ministri i Mjedisit këto pamje? Po Ministria e Turizmit?  Po pushteti vendor në Kukës?

Ky është liqeni i Fierzës, që tashmë i ngjan më shumë një mocali. Tonelata mbetjesh të ndryshme, industriale, organike, plastike e mbetje spitalore, kanë mbuluar siperfaqen e tij.

Nuk kuptohet më se çfarë është. Pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve vjen nga Kosova, përmes lumit Drin.

Pushteti lokal nuk ndërhyn për ta pastruar.

E as pushteti qendor, që shpalli gjendjen e emergjencës mjesidore për shkakt të nivelit të lartë të ndotjes nga mbeturinat, nuk ka bërë asgjë.

Forcat e ushtrisë që u nxorrën në disa rrugë kombëtare për pastrim nuk kanë mbërritur deri në Fierzë.

Është pak të thuhet se është një gjendje skandaloze, është një katastrofë mjedisore me dëme të konsiderueshme, siç thonë ekspertët e mjedisit jashtë kamerave.

Për Shqipërinë turistike nuk ka imazh më të shëmtuar.

Për autoritetet, kjo është një sfide emergjente, jo vetëm për ta pastruar liqenin nga kjo mori mbeturinash, por edhe për të ndaluar ndotjen e mëtejshme të tij.

Tv Klan