fierzaNjë grup ekspertësh kanë parë nga afër sot situatën e ndotjeve në Liqenin e Fierzës. Pas publikimit në Tv Klan të pamjeve skandaloze të liqenit të Fierzës reaguan dje edhe strukturat lokale. Prefekti Safet Gjici dhe drejtuesit e Këshillit të Qarkut vendosën nisjen e aksionit të pastrimit.

Burime nga autoritetet vendore thanë se ky aksion do të nisë të premten. Sipas prefektit do të ndëshkohen me gjobë subjektet private dhe organet e qeverisjes vendore që ndotin liqenin.

Largimi i tonelatave të mbetjeve do të kryhet nga punonjësit e shërbimit publik.

Paisjet do tu merren borxh subjekteve private të peshkimit ndërsa nxënësit e shkollave nuk do të përfshihen në aksion. Shkaqet e kësaj katastrofe mjedisore do të hetohen edhe në Kosovë e Maqedoni për plehrat që hidhen në lumenj.

Tv Klan