FierzeKjo është Fierza e pak ditëve më parë.

Sot situata ka ndryshuar dhe për këtë u desh një aksion që zgjati vetëm pak orë. Rreth 1 mijë forca, 30 automjete e 20 varka peshkimi morën pjesën në pastrimin e sipërfaqes apo brigjeve të liqenit, nga mbeturinat.Pastrimi Fierzes

Përllogaritet të jenë mbledhur 25 ton mbetje të llojeve të ndryshme, ose 120 metër kub, siç njofton Prefektura e Kukësit.

Prefekti Safet Gjici që kryeson Task Forcën për pastrimin thotë se po bisedohet edhe me palën kosovare për të ndaluar derdhjen e mbetjeve në Drin, një prej shkaqeve kryesore të ndotjes së Fierzës.

Niveli i ndotjes, i konsideruar si më i larti ndër vite, u denoncua në Televizionin Klan; denoncim që vuri në levizje disa institucione. Grupe të posaçme pune me ekspertë mjedisorë dhe të fushave të tjera, pas verifikimeve në terren konstatuan se sipërfaqja e ndotur ishte 25 kilometër katror, nga 81.6 kilometër që është e gjithë sipërfaqja e liqenit.

TV KLAN