Avokatët e cilësuan vendimin e gjykatës të paligjshëm

Gjykata e Tiranës ka liruara 8 protestuesit që u arrestuan pas tubimit të zhvilluar të dielën, pas shembjes se Teatrit.

Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” me afat deri më 3 Qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin.

Ndërsa masa detyrim paraqitje është vendosur për kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi dhe 6 persona të tjerë. Për avokatët mbrojtës, vendimi i gjykatës është cilësuar i paligjshëm.

Në ambientet e jashtme të gjykatës, një grup aktivistësh kanë protestuar duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Seanca ka zgjatur më shumë se dy orë dhe është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Në kohën që mbahej seanca me dyer të mbyllura, anëtarë të lëvizjes, gjatë një deklaratë thanë se protestuesit ishin paqësorë, ndërsa shembja e Teatrit ishte brutale.

Tv Klan