Gjysma e Japonisë firmosin peticionin, rast pozitiv të mbajtësit e pishtarit

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” vihen seriozisht në rrezik. Një peticion on-line që kërkon anulimin e Olimpiadës ka marrë miliona firma nga qytetarët e ndryshëm japonezë, që kur ai është bërë publik në rrjetet sociale, pak ditë më parë. Ky peticion i është drejtuar presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, që pritet të mbërrijë në Japoni pas disa ditësh. Bach pritet të mbajë pishtarin me Flakën Olimpike më 17 maj në Hiroshima, duke qenë një nga tedoforët.

Në këtë periudhë që presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do të mbërrijë në Tokyo,  janë planifikuar edhe disa protesta, që kërkojnë anulimin e Olimpiadës. Sipas peticionit, 70% e qytetarëve japonezë kërkojnë anulimin e Lojërave Olimpike për shkak të pandemisë ose kërkojnë shtyrjen e saj për një periudhë tjetër.

Ndërkaq, organizatorët e Lojërave Olimpiike “Tokio 2020” kanë bërë me dije se është regjistruar rasti i parë me Covid-19 mes tedoforëve, personave që mbajnë pishtarin me Flakën Olimpike. Bëhet fjalë për një burrë, rreth 30 vjeç, pa bërë me dije detaje të tjera në lidhje me këtë person. Mësohet vetëm se ai personi që ka dalë pozitiv ka mbajtur Flakën Olimpike në ishullin e Shikoku. Flaka Olimpike ka më shumë e 1 muaj që ka nisur rrugëtimin e saj në Japoni.

Klan News