Vendimi i tij pas 25 vitesh bashkëpunim erdhi pas kërkesës së këngëtares

Larry Rudolph, personi që ka menaxhuar karrierën e Britney Spears për 25 vite radhazi ka dhënë dorëheqjen  së fundmi.

Vendimi i menaxherit vjen pasi këngëtarja dëshironte të bënte një pauzë në muzikë.

“Kanë kaluar mbi dy vjet e gjysmë që kur Britney dhe unë komunikuam për herë të fundit, në të cilën kohë ajo më njoftoi se donte të bënte një ndërprerje të pacaktuar në karrierën muzikore”, është shprehur ai.

“Si menaxher i saj, unë besoj se është në interesin më të mirë të Britney që unë të heq dorë nga ekipi i saj pasi shërbimet e mia profesionale nuk janë më të nevojshme”, ka vijuar më tej Rudolph.

Por gjithashtu ai që ka dhënë dorëheqjen ka qenë edhe avokati Samuel D. Ingham. Britney ishte ndjerë e zhgënjyer për dështimin e Ingham për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fundmi. Ingham u caktua në çështjen e Britney-t në vitin 2008, kur këngëtares nuk iu dha e drejta ta zgjidhte vetë atë.

Klan News