Luiza Gega mori tjetër medalje pas të artës në 3000 metra në Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura. Atletja shqiptare siguroi bronzin në Mitingun e Stambollit, por në 1500 metra. Koha e Luiza Gegës ishte 4 minuta, 9 sekonda e 58 të qintat në garën ku kishte edhe sportiste nga Kenia.

Pak ditë më parë 30-vjeçarja u konfirmua kampione e Ballkanit, por në garën e 3000 metrave po në Stamboll ku nuk i dha mundësinë kundërshtareve ta rivalizonin.

Gega do të garojë këtë vit edhe në kampionatin Europian dhe Botëror. Arritja më e madhe e Luiza Gegës është medalja e argjendit në Europianin e mbajtur në vitin 2016.

Tv Klan