Sfida finale ndaj Anglisë, Mancini parashikon një duel spektakolar, peng mungesa e Spinazzola


Trajneri i Italisë, Roberto Mançini ka komentuar finalen e Euro 2020 ndaj Anglisë. Në faqen zyrtare të kombëtares Axurre, tekniku 56-vjeçar ka parashikuar një duel të bukur si për futbollistët ashtu edhe për tifozet. Italiani e pranoi se e ka parashikuar mbërritjen në raundin final të turneut për shkak se ai mendon gjithmonë për gjërat pozitive dhe e kishte fare të lehtë që ta nguliste në mendjen e lojtarëve që ka në dispozicion.

Një nga kujtimet më të bukura për të në këtë Europian është rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumeve, ndërsa pranoi se goli i Lokatellit ndaj Zvicrës i hapi udhë kalimit të Italisë në raundin e dytë me eliminim direkt të Europianit. Ndërkaq keqardhja më e madhe për Mancini në këtë  finale do jetë mungesa e mbrojtësit të krahut të majtë, Lorenzo Spinazola.

Klan News