Justin Baldoni ka deklaruar se Blake Lively luante rolin e viktimës në sheshxhirimin e “It Ends With Us” duke e quajtur “manuali i Taylor Swift.”
Sipas Page Six, në dokumentet ligjore Baldoni u pyet për dëshminë e tij të takimit të 3 janarit ku Lively përshkroi kushtet që duheshin që ajo të rikthehej në xhirime.
Asokohe ajo kishte folur me burimet njerëzore duke thënë se nuk ndihej rehat me 41-vjeçarin dhe producentin, Jamey Heath.

Si përgjigje ndaj takimit “traumatik”, aktori shkroi në një grup miqsh se “Lively kishte bombën nukleare.”
“Nëse ajo nuk e promovon filmin, mund të thotë se jam njeri i keq ose që ndihej e pasigurt dhe të gjitha gjërat që ka kundër meje. Pastaj ajo është viktima. Është manuali i Taylor Swift”, tha ai duke iu referuar reputacionit të këngëtares lidhur me zënkat e saj ku “luan viktimën.”
“Kështu që ajo mund të kërkojë çfarë dëshiron sepse e di që unë e di.”

Baldoni ishte shprehur se aktorja, bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds dhe Swift kishin më shumë ndikim në Hollywood sesa ai dhe si rrjedhojë, kontrollonin suksesin e filmit.
Në rrëfimin kundrejt Michael Gottlieb, avokatit të Lively, aktori tha:
“Mendoj se kur je dikush i vogël në një industri si unë dhe po përballesh me një titan si Lively dhe disa prej njerëzve më të fuqishëm në botë që janë miqtë e saj dhe ti ndodhesh në situatën që isha unë, mendoj se është shumë e arsyeshme, veçanërisht në këtë pikë që të shqetësohesh për atë që mund të ndodhë dhe çfarë jo. Po më ikte truri në atë pikë.”
Në të vërtetë, Baldoni kishte dashur të dëshmonte kundër Sëift, por e la papritur. Megjithatë, beteja ligjore krijoi një zënkë mes Lively e Swift që kanë qenë mikesha prej disa vitesh.

Në listën e saj me 17 kërkesa, Lively kërkoi që “një koordinator intimiteti të ishte i pranishëm në çdo moment kur ajo të ishte në sheshxhirim” si dhe sheshxhirimi duhet të ishte i mbyllur kur filmoheshin skena nudo apo seksi.
Ajo kërkoi që mos të lejohej improvizimi në skenat intime, mos të prekej kur nuk xhironte dhe mos të bëheshin komente për pamjen e saj fizike.












Botërori 2026 
