Në Aeroportin e Rinasit kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të hëne edhe 11,700 vaksina Pfizer. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Aeroporti “Nënë Tereza”-Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit“, shkruajti Rama.

Më herët, në një tjetër postim në rrjetet sociale, Kryeministri njoftoi se numri i vaksinave të kryera në vendin tonë ka arritur në 800 mijë./tvklan.al